Sot, Policia e Kosovës zhvilloi një ushtrim të përbashkët me KFOR-in, i cili u realizua në zonën e veriut të Republikës së Kosovës.
Ushtrimi kishte për qëllim demonstrimin e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit të lartë ndërmjet të dy institucioneve të sigurisë.
“Ky aktivitet ishte rezultat i një planifikimi të kujdesshëm dhe ekzekutimi të suksesshëm, duke reflektuar afërsinë institucionale dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuara në promovimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...