Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in, kanë realizuar sot një ushtrim të emëruar “ALAMO”, i cili u realizua në pjesën veriore të vendit.
Në njoftimin e Policisë thuhet se qëllimi i këtij ushtrimi ishte koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate, ku kërkohet ofrimi i një ambienti të sigurt.
Pjesëmarrës të këtij ushtrimi nga Policia ishin njësitet relevante speciale të Policisë.
“Në këtë ushtrim është testuar koha e reagimit, pajisjet dhe komunikimi. Janë zbatuar taktika të reagimit me njësitet relevante policore. Ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30. Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar, të angazhuar në ruajtjen e sigurisë për gjithë qytetarët e vendit”, u tha në njoftimin e PK-së.
Arsenal kualifikohet në finale të Carbao Cup, triumfon ndaj ...
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
Barcelona e mposht Albaceten dhe kualifikohet në gjysmëfinal...
Izraeli do ndërtojë në Shqipëri qendrën e parë të të dhënave...
Milani triumfon bindshëm në udhëtim tek Bologna
Protestat e fuqishme në Iran/ Më shumë se 50,000 njerëz të a...