Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësia e saj FAST Kosova ka arrestuar një shtetas të Serbisë, ndaj të cilit kishte urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL.
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla, përcjell Arbresh.info
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit në përgjithësi, përfshirë edhe forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar në këtë fushëveprim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info