Policia e Kosovës ka arrestuar në Leposaviq një person të komunitetit serb.
Arbresh.info nga burime brenda policisë mëson se i dyshuari Mihajl Mihajloviç që njihet edhe me nofkën ‘Pop’ është i afërt me Listën Serbe.
Ai gjithashtu thuhet se ishte pjesë e xhandarmërisë serbe.
Ndërkohë Partia Serbe e Kosovës e ka mirëpritur arrestimin e tij, duke thënë se Lista Serbe është një entitet politik që bashkon klanet më të forta kriminale në veri të Kosovës, të cilët kërcënojnë dhe shantazhojnë serbët në veri të Kosovës dhe marrin pjesë në aktivitete kriminale në veri.
“Partia Serbe e Kosovës mirëpret veprimin e policisë së Kosovës në të cilin u arrestua krimineli M.M (35 vjeç) nga Leposaviq, i afërt me Listwn Serbe. Lista Serbe është një entitet politik që bashkon klanet më të forta kriminale në veri të Kosovës, të cilët, në kurriz të Listës Serbe, kërcënojnë dhe shantazhojnë serbët në veri të Kosovës dhe marrin pjesë në aktivitete kriminale në veri”, thonë ata./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...