Policia e Kosovës (PK), Sektori Qendrorë i Hetimeve (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti i përgjithshëm Prishtinë, sot me datë 22.12.2020, ka realizuar një plan taktik, me ç ‘rast kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprat penale si “ Mundësim ose detyrim në prostitucion neni 234 dhe Bashkëkryerja neni 31”, njofton policia, shkruan arbresh.info.
Gjatë realizimit të planit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil,875 euro, 2000 dinar 6.66gram substancë narkotike e dyshuar për marihuanë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarat dërgohen ne ndalim për 48 orë.
Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”