Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:05, ka arritur ta gjejë një zollë.
Arma është gjetur në malet e fshatit Banjskë të Zveçanit.
Sipas autoriteteve të rendit, zolla është e llojit M-80, 64 mm, e prodhim serb.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive.Arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo informacion të dyshimtë përmes linjave zyrtare të komunikimit.
Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qet...
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...