Dje, rreth orës 14:00, në Graçanicë, është zhvilluar një protestë paparalajmëruar, me ç’ rast disa nga pjesëmarrësit kanë shfaqur sjellje dhe veprime agresive e të dhunshme ndaj pjesëmarrësve në trafik, si dhe shpërfillje të urdhrave policor.
Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se sjelljet dhe veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policor, me veprimet dhe sjelljet e tyre përkohësisht kanë bllokuar disa vetura që atë moment kanë qenë duke qarkulluar në atë segment rrugor.
Ndërkohë që policia ka kërkuar nga pjesëmarrësit që veturat e bllokuara të lirohen për të lëvizur, një person, pjesëmarrës në protestë, ka pretenduar se është lënduar nga një veturë në lëvizje dhe i njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia menjëherë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat e deklaruara nga ankuesi si dhe informacionet e publikuara në platformat e ndryshme informative kryesisht të mbështetura nga opinionet e ndryshme dhe assesi nga faktet.
Hetimi i deritanishëm i kryer nga ana e policisë, ndërlidhur me rrethanat e ngjarjes ka nxjerrë në pah faktin se ankuesi nuk është prekur nga vetura në lëvizje por i njëjti me veprimin e tij të dhunshëm, me qëllim për ta goditur veturën në fjalë ka vetëlënduar këmbën e tij.
Andaj përkitazi me rastin, me qëllim të informimit sa më të drejtë të opinionit publik, në funksion të së vërtetës dhe për të përjashtuar të gjitha informatat e rreme, në dispozicion të publikut paraqesim edhe pamjet filmike që kanë rezultuar nga trajtimi hetimor i ngjarjes.
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...