Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, më 14.09.2021, duke filluar nga orët e mbrëmjes, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Malishevë, së bashku me inspektorët e AUV-it kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë në qytetin e Malishevës, transmeton arbresh.info.
Njësitë policore së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë tre lokale në këtë zonë. Gjatë këtij plani të veprimit janë mbyll tre lokale të gastronomisë.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon të të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e qeverisë dhe të IKSHPK-së, në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet toleranca do të jetë zero./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...