Qëllimi i këtyre ligjëratave është vetëdijesimi i të rinjve të rajonit të Ferizajt mbi pasojat e ekstremizmit dhe të radikalizmit fetar.
Rreth kësaj teme në shkollat e mesme të rajonit të Ferizajt po ligjërojnë zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Policisë të Ferizajt, zyrtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame dhe ekspertë të fushës së sigurisë.
Në këtë kuadër, sot është mbajtur ligjëratë në shkollën e mesme “Kongresi i Manastirit” në Firajë të Shtërpcës, në të cilën ligjëruan drejtori i DRP-së në Ferizaj, nënkolonel Gazmend Hoxha, njohësi i çështjeve të sigurisë, Shkëlzen Marevci dhe përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame, imami Avdyl Hasani.
Siç njofton në një komunikatë DRP e Ferizajt, ligjëratat e kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në shkollat e tjera të këtij rajoni.
Nesër është planifikuar të mbahet ligjëratë në shkollën “Skënderbeu” në Kaçanik dhe fillon në ora 10:00, ndërsa po këtë ditë, në orën 13:30, ligjërata organizohet në shkollën “Dardania” të Hanit të Elezit.
Pasnesër (më 24 maj), ligjërata do të mbahet edhe në Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime dhe fillon në orën 10:00.
Rajoni i Ferizajt, veçanërisht Kaçaniku dhe Hani i Elezit, kanë qenë zonat prej ku një numër i madh i të rinjve u janë bashkuar luftrave në Siri dhe Irak.
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...