Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës. Marrëveshja e Bashkëpunimit sipas njoftimit për media, është nënshkruar ndërmjet kryeshefit ekzekutiv të ASK-së, Isa Krasniqi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, Shpend Maxhuni.
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje Bashkëpunimi (MB) është rregullimi dhe përcaktimi i procedurave për shkëmbimin e të dhënave statistikore të turizmit për ASK-në, si institucion përgjegjës për statistika zyrtare në Republikën e Kosovës.
“Marrëveshja ka të bëjë me mbledhjen dhe këmbimin e të dhënave nga fusha e turizmit sipas metodologjisë dhe standardeve ndërkombëtare. Në bazë të kësaj Marrëveshjeje Bashkëpunimi, PK-ja obligohet që t’ia japë ASK-së të dhënat statistikore të qarkullimit turistik në Pikat (Kalimet) Kufitare të Republikës së Kosovës në baza mujore dhe vjetore. Ndërkaq, ASK-ja obligohet që t’i shfrytëzojë këto të dhëna ekskluzivisht për qëllime statistikore, respektivisht për hartimin e politikave turistike lidhur me zhvillimin e turizmit, duke cituar burimin e të dhënave”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, këto të dhëna do t’i nënshtrohen procesit të përpunimit, analizës dhe publikimit në Ueb faqen e ASK-së, ku do të bëhen publike për të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare (duke ruajtur të dhënat konfidenciale në pajtim me ligjet dhe aktet nënligjore ne fuqi).
ASK-ja dhe PK-ja e vlerësojnë të rëndësishëm krijimin dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim të këmbimit të informacionit statistikor dhe me interes të përbashkët, që kërkohet në fushën e turizmit.
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës