Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovësë, Shpend Maxhuni ka pritur sot në takim kryesuesin e bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj dhe Petrit Çollaku hulumtues në AGK.
“Maxhuni fillimisht falënderoi përfaqësuesit e AGK-së për vizitën e tyre dhe njëkohësisht gjatë takimit njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, karshi bashkëpunimit dhe transparencës me media.
Përveç tjerash në këtë takim të pranishmit u njoftuan se Policia e Kosovës është e gatshme që të bashkëpunojë ngushtë me AGK-në, në çfarëdo fushe e cila ka për qëllim ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit të ndërsjellë, bashkëpunim ky i cili në realitet po ndodh me të gjitha zyrat e informimit të PK-së dhe mediat në përgjithësi”, thuhet në njoftimin për media.
Drejtori i PK-së, Maxhuni njoftoi përfaqësuesit e AGK-së se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është profesionale dhe e përgatitur që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e vendit në përgjithësi, e për gazetarët në veçanti.
“Nga ana e tij Hysenaj falënderoi Policinë e Kosovës, në këtë rast drejtorin Maxhuni për pritjen e bërë si dhe njëkohësisht njoftoi të njëjtin për angazhimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në një projekt regjional “Liria e Mediave dhe Siguria e Gazetarëve” që nga fillimi i vitit 2016, duke përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga ky raport.
Njëkohësisht përfaqësuesit e AGK-së, kërkuan që Policia e Kosovës t’i trajtojë me prioritet rastet e sulmeve apo kanosjeve ndaj gazetarëve dhe për të njëjtat të bashkëpunojë me organet e drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim.
Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Maxhuni dhe Hysenaj u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe takime apo trajnime të përbashkëta të cilat do të ndikonin pozitivisht në të gjitha aspektet e bashkëpunimit polici-media.
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...