Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje rreth bastisjes në objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore, duke përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Arbresh.info tha se aksionet janë duke u zhvilluar në tri lokacione të ndryshme: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.
Sipas tij, bastisjet kanë të bëjnë me dyshimet për keqërdorim të detyrës zyrtare.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke realizuar një operacion policor, i cili përfshin tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Kelani.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, duke bërë të ditur se pas aksionit do të bëhen publike informacione shtesë.
“Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani për Arbresh.info.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë aksion në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në objektin, në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Rritet numri i zyrtarëve policorë në bastisjen në Agjencinë Shtetërore të Arkivave
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...