Dy rrugë të Prishtinës do të bllokohen për finalen e Kupës së Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se në rrugët Enver Zymberi dhe Rinia nuk do të lejohet qarkullimi.
“Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve. Në këtë kontekst, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët, Enver Zymberi dhe Rinia. Plani në fjalë do të filloj të implementohet nesër (05.06.2023), që nga ora 07:00 deri në përfundim të ndeshjes”, thuhet në njoftim.
Në “Fadil Vokrri”, Prishtina takohet me Gjilanin, për të synuar ngritjen e Kupës së Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00./Arbresh.info/
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...