Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes së një 30-vjeçari dje në Podujevë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, ndërsa me të mbërrit policia e në vendin e ngjarjes e kanë konstatuar vdekjen e viktimës dhe plagosjen e gruas së tij e cila është hospitalizuar në QKUK, shkruan Arbresh.info.
Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në vrasje bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
I dyshuari kryesorë për vrasjen, gjendet ende në arrati.
Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër karikatorë dhe 62 fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, 20, dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Podujevë 11.09.2023-12:20. Lidhur me rastin, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë vazhduar në lokacionin e cekur me ç’rast në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete, ndërsa viktimës femër pasi i është dhënë ndihma mjekësore është dërguar për hospitalizim në QKUK. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, një i vdekur dhe një i plagosur
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperatura ulen
Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Rama dhe udhëheqësit b...
Bordi i Paqes mblidhet sot në Washington, Kosova përfaqësohe...
Trump do të kryesojë takimin e parë të Bordit të Paqes
Ambasadori gjerman: Shpresoj që Kosova të shmangë një tjetër...
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...