Një person është prangosur të martën, pasi gjatë bastisjes në shtëpin e tij janë gjetur dhe sekuestruar mbi tre gram narkotik të llojit marihuanë.
Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur edhe dy pako me rizlla, një grinder dhe një peshore digjitale, raporton Arbresh.info.
Ngjarja ka ndodhur në Dragash rreth orës, 19:45, ndërsa siç bënë të ditur policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Njësitë policore në konsultim me prokurorin kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe objekteve përcjellëse, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tetë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 3.80 gram, dy pako me rizlla, dy qese plastike të zbrazëta, një grinder si dhe një peshore digjitale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet