Policia e Kosovë, në bazë të fletë-arrestit nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shkuar për ta arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin te shtëpia e prindërve të tij, por nuk e ka gjetur aty. Lajmin për KosovaPress-in e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante policore, bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore si dhe bazuar në Fletë Arrestet e lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar me kërkimin e personave të kërkuar me Fletë Arrest. Në këtë rast në një lokacion në lagjen Aktash të Prishtinës është kërkuar z.Kurti, por i njëjti nuk është gjetur në atë lokacion, PK-ja nuk ka realizuar ndonjë bastisje por vetëm kontroll për personin në fjalë. Të gjitha veprimet policore janë realizuar konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Prokurorin kompetente. Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka do të vazhdoj me realizimin e fletë-arresteve të lëshuara nga organet e drejtësisë”, ka thënë Kelani.
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë