Mbi 45 kilogramë substancë narkotike janë kapur dhe tre persona janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale ‘blerje, posedim , shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, gjatë një aksioni policorë të zhvilluar të martën në rajonin e Mitrovicës.
Dy prej të arrestuarve janë shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar. Ata u kapen në flagrancë, njofton Policia, shkruan Arbresh.info.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në luftën e saj të pakompromis kunder trafikimit me substanca narkotike, me datën 6 shtator 2016, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, nën dyshimin e bazuar se disa persona po kryenin veprën penale ‘blerje, posedim , shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, dhe personat e cekur më poshtë janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës gjatë shitblerjes së substancës së dyshuar narkotike.
B. D. lindur me 1986 m/sh/k
H. Xh. lindur me 1966 m/sh/i Shqipërisë
N. M. lindur me 1965 m/sh/i Shqipërisë
Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit të parë, me ç’rast janë konfiskuar:
45.8 kg substancë narkotike
4 telefona mobilë
një veturë e tipit golf V
Është njoftuar edhe prokurori kompetent dhe me vendim të tij të dyshuarit e lartcekur dërgohen në qendrën e mbajtjes prej 48 orë./Arbresh.info



Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas