Policia e Pejës njofton se ka arrestuar një person nga Prizreni si të dyshuar për plagosjen e një personi tjetër po ashtu nga Prizreni më 2 janar në Deçan.
Në bazë të hetimeve policia e Pejës konkludon se personi i plagosur dhe katër dëshmitarët që kanë qenë me të kanë dhënë version të rrejshëm të ngjarjes duke thënë se i plagosuri V.M(23 vjeçar) nga Prizreni është qëlluar nga një predhë që vinte nga fshati Isniq.
“Mbështetur në rezultatet e punës, hetuesit rajonal kanë ngritur versionin e hetimit , se ngjarja siç ishte raportuar nga viktima e rastit dhe dëshmitarët ishte jo e drejtë”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Për këtë arsye hetuesit për vepër shkaktim i rrezikut të përgjithshëm kanë arrestuar më datë 20 janar shtetasin O.Sh (1992) nga Prizreni, të cilit iu ka caktuar masa e paraburgimit prej 20 ditësh.
Po ashtu në kallëzimin penal të hetuesve rajonal është përfshirë edhe shtetasi N.M.(1993) nga Prizreni , për veprën ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Arma për të cilën dyshohet se është përdor nga i dyshuari në rast, është konfiskuar si provë dhe është dërguar për t’u ekzaminuar.
Të gjitha veprimet hetimore janë koordinuar me prokurorin e shtetit.
Rasti i plagosjes së V.M kishte ndodhur më 2 janar në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, përkatësisht në vendin ke ‘Ura e Demës’.
Në atë kohë vetë i plagosuri dhe katër dëshmitarët që ishin me të duke qarkulluar me mjetin ‘Golf 6’, kanë njoftuar policinë kinse janë ndaluar tek vendi i cekur për nevoja fiziologjike’ dhe papritmas viktima ishte rrëzuar për tokë , sepse ishte qëlluar nga një predhë , sipas tyre që ka mund të vije nga fshati Isniq apo aty dikund për rreth tyre.q
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...