Policia e Kosovës sot, më 22.04.2021, rreth orës 13:45, ne Pikën e kalimit Kufitar ‘Qafë Morinë në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë për në Republikën e Kosovës ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë. Veturën e drejtonte A.I., viti i lindjes 2000, mashkull, shtetas i Shqipërisë.
Pas përzgjedhjes së automjetit për kontrolle në vijën e nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin kishte futur substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 1 (një) kg.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.
I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar. /arbresh.info/

57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...