Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në lagjen Veternik të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur më 18 shtator rreth orës 23:10, kur viktima, është marrë me forcë nga dy persona dhe është futur në një veturë.
Ai është dërguar në një shtëpi të pabanuar, ku është mbajtur deri në mëngjes dhe ndaj tij është ushtruar dhunë fizike. Policia ka njoftuar se ka identifikuar edhe një person të tretë të dyshuar, i cili është në arrati.
“Veterrnik, Prishtinë 18.09.2025 –23:10. Me 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pa banuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike. Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi & banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...