Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Arbrashi është sulmuar me ngjyrë sot nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Indeksonline merr vesh se sulmuesit, aktivistë të Vetëvendosjes janë Alban Makolli dhe Januz Shatri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në rrugën “Fehmi Agani” afër Shtëpisë së Shëndetit, derisa ministri Abrashi ishte duke udhëtuar me një veturë të tipit Toyota me targa zyrtare 3Z.
“Alban Makolli është arrestuar menjëherë, kurse Januz Shatri ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës ‘Luan Haradinaj’, por është kapur nga policia”, thonë burimet e Indeksonline.
Të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, pasi që të njëjtit edhe më parë kanë kryer sulme të ngjashme.
Sulmin ndaj ministrit Abrashi është konfirmuar edhe nga Vetëvendosje, sipas të cilëve, janë deklaratat e tij kundër opozitës që i kanë shtyrë aktivistët ta sulmojnë.
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet
E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni
Milan arrin marrëveshje me West Hamin për transferimin e Fül...
Protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeminis...
Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet se bashkë me dy p...
Anderson, MVP i javës së 13-të në Superligën e Kosovës