Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë ka vazhduar me aktivitete të shtuara duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komuniteteve pakicë për aplikim në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës.
Kjo fushatë ka përfshirë takime me përfaqësuesit e komunitetit, OJQ-ve, bashkësive lokale, forumeve rinore, takimeve me përfaqësuesit e komuniteteve, me të gjitha Stacionet Policore, takime me zyrtarët për barazi gjinore, takime me nxënës të shkollave e student të universiteteve etj.
Edhe sot, në kuadër të fushatës, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë është mbajtur takimi informues i radhës me qytetarë dhe të interesuar, me qëllim që të inkurajohen sa më shumë pjesëtarë të minoriteteve për të aplikuar në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës, duke qenë një mundësi e mirë për të rinj e të rejat që të i bashkohen Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha minoritetet”, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/

Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...