Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm për menaxhimin e rasteve të zjarreve në rajonin e Ferizajt.
“Gjatë javës së kaluar janë raportuar disa incidente zjarresh në këtë rajon, duke përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtërpcën, Shtimen dhe Hanin e Elezit. Policia Rajonale e Ferizajt po punon me përkushtim në parandalimin e zjarreve, duke koordinuar aktivitetet me institucionet lokale dhe agjencitë përkatëse”, thuhet në njoftim transmeton Arbresh.info.
Tutje policia thekson se aktualisht, në rajonin e Ferizajt nuk ka asnjë vatër aktive apo lokalitet të përfshirë nga zjarret, megjithatë, policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin djegien e hapësirave fushore dhe pyjeve, pasi pasojat mund të jenë të rënda dhe të pakthyeshme.
“Policia do të jetë e pakompromis ndaj kujtdo që, me qëllim apo nga neglizhenca, shkakton zjarrvënie. Të gjithë personat që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme ose për shkak të pakujdesisë do të ndiqen penalisht. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe i ftojmë që, sa herë që kanë informacione rreth personave që me dashje shkaktojnë zjarrvënie, të njoftojnë menjëherë policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...