Një oficer i Policisë së Kosovës i ka dhënë sot fund tragjikisht jetës së tij.
Bekim Ismajli, 43-vjecar, ka bërë sot vetëvrasje në një WC të një kafeneje në lagjen Dheu i Bardhë, në qytetin e Gjilanit.
Dëshmitarët që ishin në lokal kanë thënë për Gazetën Express se nuk është dëgjuar zhurmë fare, veçse thonë se ai ka qenë djalë i urtë dhe punëtor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, aty po qëndron edhe një ekip i mjekësisë ligjore.
Pronarët e lokalit ku Ismajli ka vrarë veten nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast të ndjeshëm.
I ndjeri ka lënë pas vetes tre fëmijë – dy vajza dhe një djalë.
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...