Një zyrtar policor është goditur nga një veturë mëngjesin e së mërkurës në fshatin Banjë të Istogut.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku sipas tij zyrtari policor në momentin e aksidentit ishte në pikë kontrolli.
Viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banje-Istog, ka ndodhur një aksident trafiku dhe si pasojë nga një veturë është goditur zyrtari Policor, i cili ishte në pikë kontrolli, zyrtari Policor ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut Rajonal”, thuhet në përgjigjen e Rugovës.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...