Policia kanë shpëtuar jetën e një gruaja në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, e cila ishte e shtrirë në tokë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit e cila ishte e alivanosur.
“Zyrtarët policorë nga Drejtoria e Njesive Specaile Intervenuese, përgjatë magjistrales Vushtrri-Mitrovicë, kanë hasur në një person të gjinisë femërore e cila ishte e shtrirë në tokë. Zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit e cila ishte e alivanosur”.
“Falë intervenimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë personi ishte këndellur dhe është mbajtur nën kontroll deri në ardhjen e ambulancës”, thuhet tutje në njoftim.
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...
Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije
Dolce kritikon Elijonën: Je shumë e fshehtë, dinake
Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me t...
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Çështje që i për...