Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar pagën e 13-të nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Permes një letre drejtuar Sveçlës, Sindikata thotë se kërkon pagën e 13-të pasi gjatë pandemisë nuk kanë marrë asnjë shtesë.
“Andaj kërkojmë nga Ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër I MPB-së dhe nga Qeveria e Juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Policisë së Kosovës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtëzakonshme. Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me Ligj ka qenë e paraparë”, thuhet në kërkesën e SPK-së./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit