Po vazhdon ende kërkimi për gjetjen e 54-vjeçares nga fshati Runjevë e Kaçanikut, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 27.04.2025.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se që nga momenti i raportimit, njësitë e policisë nga stacioni policor në Kaçanik, në bashkëpunim me njësi të tjera rajonale, kanë filluar operacionin e kërkimit në zonën përreth fshatit Runjevë, përcjell Arbresh.info
Në mbështetje të këtij operacioni janë angazhuar edhe:
– Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me operatorë në terren, dronë të sofistikuar dhe motoçikleta për terren të vështirë;
– Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me pjesëtarë aktivë në kërkime;
– Qytetarë vullnetarë nga komuniteti lokal.
“Kërkimet kanë vazhduar pandërprerë që nga momenti i raportimit dhe janë në zhvillim edhe aktualisht. Në terren po përdoren edhe dronë me kamera termike për të ndihmuar në lokalizimin e personit të zhdukur. Deri në këto momente, H.J. ende nuk është gjetur dhe operacioni do të vazhdojë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...