Mbi 40 persona raportohet të kenë vdekur e shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që raportohet të ketë ndodhur në një bar në resortin e njohur të skijimit në Crans-Montana, në Zvicër.
Duke pasur parasysh se një numër i madh i diasporës kosovare jeton dhe vepron në Zvicër, Klankosova.tv ka kontaktuar me Ambasadën tonë në Bernë, nëse eventualisht mund të kenë ndonjë viktimë ose të lënduar nga bashkatdhetarët tanë.
Ai tha se ambasada është duke monitoruar situatën me kujdes dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zvicerane.
“Në orën 17 kemi biseduar herën e fundit me linjën emergjente të policisë federale në lidhje me tragjedinë në Crans-Montana. Deri më tash nuk është bërë identifikimi i nacionalitetit të viktimave. Janë duke punuar në këtë drejtim. Edhe kur të bëhet identifikimi, së pari do të informohen familjet përkatëse, pastaj do të procedohet me informimin e publikut”, deklaroi diplomati për Klankosova.tv.
“Posa të kemi informata relevante, do t’i bëjmë publike në faqen e Facebookut të Ambasadës së Kosovës në Bern”, theksoi ai.
Rreth kësaj për Klankosova.tv është deklaruar ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi.
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë