Grupi i tifozëve “Plisat” në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt në kryeqytetin slloven, sapo kanë zhvilluar një aksion simbolik ndaj bankës sllovene “NLB” në rrugën Rexhep Luci në qendër të Prishtinës.
Ata përdorën mjete piroteknike të cilat i vendosën në hyrje të ndërtesës dhe pastaj u larguan.
Forcat e rendit e vëzhguan këtë “aktivitet”, por nuk ndërhynë.
“Aksioni” përfundoi pa incidente.
Në ndërkohë merret vesh se në Lubjanë ende mbahet në arrest, me akuzë të Serbisë nga viti 2004, lideri i AAK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në Prishtinë janë zhvilluar edhe aktivitete tjera në përkrahje të Ramush Haradinajt.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...