Këtë vit pritet të del online platforma “Biblotekaria”. Kjo Bibliotekë online do të përfshi arkivin e gazetave në Kosovë nga viti 1945, televizioneve, fotografive, hartave.
Luan Kërleshi- monitorues në platformën ‘Biblotekaria’ ka thënë për arbresh.info se qëllimi i saj është qasje më e lehtë në arkiva.
“Biblotekatria është platformë digjitale e cila ka lind si ide e kompanisë PrimeDB gjatë vitit 2011 kur kjo kompani ka filluar monitorimin e mediave në Kosovë. Ka qenë ide për një bibliotekë digjitale në të cilën do të mblidhen arkiva e shtypit, televizionit, libra, broshura dhe do të u jep mundësi institucioneve, shkollave, bibliotekave, gazetarëve e hulumtueseve ta përdorin për nevojat e tyre”, ka thënë ai.
Kërleshi ka shtuar gjithashtu se në të mund të gjenden edhe arkivi i gazetave nga viti 1945
“Për momentin jemi duke i skanuar librat e rilindëseve, ndërsa do të mund të gjejnë artikujt prej vitit 1945 të gazetës “Rilindja”, gazetat “Bujku”, “Jeta””, ka thënë ai.
Korab Zhuja- themelues i platformës ‘Biblotekaria’ ka thënë se në këtë projekt kanë filluar punën në vitin 2010.
“Projekti ka filluar në vitin 2012 bashkëpunëtor e kemi bibliotekën e Gjakovës me të cilën kemi bashkëpunuar 5 vite dhe kemi i kemi digjitalizuar diku 700-800 mijë faqe të shtypit, ‘Përparimin’, pjesë të ‘Rilindjes’, ‘Shëndetin’, ‘Bujkun’, kemi bashkëpunim edhe me bibliotekën e Prishtinë dhe jemi duke i kompletuar copa-copa”, ka thënë ai.
E veç arkivit në Kosovë në këtë bibliotekë online pritet të ketë arkiv shqiptar edhe nga Shqipëria, Amerika, Turqia etj.
“Sivjet synojmë ta sjellim edhe një pjesë të arkivit nga komuniteti shqiptaro-amerikan, edhe atje ka gazeta si ‘Dielli’ që është shtyp në vitin 1906 dhe kemi shpresa që do të ecë mirë. Synim kemi edhe të dalim në Shqipëri, ta kemi një pjesë të arkivit atje sepse atje shtypi ka qenë më herët se në Kosovë, e veç Shqipërisë synojmë të kemi edhe shtypin shqiptar në Amerikë, Turqi”, ka shtuar ai.
Ndërsa ka treguar se janë rrugës për bashkëpunim me Institucionet në vend dhe jashtë saj.
“Platforma është online, i kemi disa user që i përdorim por synimi jonë është ta integrojmë në Biblioteka dhe Institucione kërkimore që pastaj për lexuesit të jetë falas. Jemi veç rrugës për bashkëpunim me disa institucione në Kosovë dhe jashtë saj”, ka shtuar ai.
Ndërsa Lindita Ibrahimi ka treguar se si do të duket kjo platformë dhe çfarë do të përmbajë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2220565058196179/
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...