Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thirrur për nesër një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, planifikuar të nis në ora 10.00.
Në këtë mbledhje në formatin më të gjerë të saj, sipas Novisatit do të “shqyrtohet plani i veprimit, përkatësisht reagimi i shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit për Kosovën”.
Përveç Vuçiqit, në këtë mbledhje, do të marrin pjesë edhe kryetarja e Kuvendit Popullor Ana Brnabiq dhe ministra, njerëz kyç të sektorit të sigurisë, ushtrisë dhe policisë, si dhe drejtorë të kompanive publike.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...