Një person është plagosur në rrugën “Ali Hadri” të Prizrenit të hënën në mesditë, ka njoftuar policia e Kosovës.
Sipas një njoftimi, dyshohet se një mosmarrëveshje në mes dy personave ka eskaluar në përdorim të armës nga njëri me ç’rast është plagosur viktima, që është dërguar në Emergjencën në Prizren për trajtim mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe më pas ka bastisur shtëpinë e tij ku ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi të konsiderueshme të fishekëve të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari është ndalur nën masën e arrestit.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...