Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e djeshme në Hajvali.
Siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari ende nuk është arrestuar.
Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike
“Hajvali, Prishtinë 08.11.2024 – 14:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë i njëjti është plagosur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...