Tre persona janë plagosur me armë zjarri mesnatën e së shtunës në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë.
Në një njoftim për media nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, gjendja e dy prej të lënduarve është stabile, ndërsa njëri është në sall të operacionit.
“Pas orës 00:20 në Emergjencën e Spitali janë lajmëruar tre qytetarët me lëndime me arme zjarri, prej tyre dy kanë lëndime në ekstremitetet e poshtme të trupit, pas trajtimit mjekësorë që kanë marrë në Emergjencë janë hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë, gjendja e tyre është stabile”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa personi i tretë ka lëndime në regjionin lumbal (pjesën e poshtme të shpinës) ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike, momentalisht është salle të operacionit. Stafi mjekësorë po vazhdon trajtimin dhe kujdesin e duhur profesional”, njofton Spitali./Arbresh.info
Lexo edhe:
Plagosen me armë zjarri tre persona në Gjakovë, i dyshuari në kërkim
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...