Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pasi kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur me armë zjarri.
Me anë të një postimi në platformën X, Gërvalla i ka uruar shërbim të shpejt kryeministrit slloven teksa ka kërkuar që autori të ndëshkohet, përcjell Arbresh.info.
“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar Gërvalla.
Our hearts and best wishes go out to Slovak Prime Minister Fico who has been shot and had been brought to a hospital. We are thinking of him and his loved ones.
We all wish him a quick recovery.
The perpetrators must be punished.— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) May 15, 2024
Ndryshe, pas mbledhjes së Qeverisë së Sllovenisë ditën e sotme gjatë të shtënave me armë zjarri është plagosur kryeministri sllovak, Robert Fico në Bratislavë.
Ai është dërguar menjëherë në emergjencë ndërsa nuk dihet ende për gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërsa, sipas mediave sllovake i dyshuari është arrestuar./Arbresh.info
Lexo edhe:
Momenti kur arrestohet i dyshuari që qëlloi me armë kryeministrin e Sllovakisë
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...