Gruaja e cila është plagosur sot rreth orës 12:20 me armë zjarri në rrugën “Mukadeze Lika”, në Prishtinë është në gjendje të rëndë.
Lajmin për Arbresh.info e bëri të ditur drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Syla tha se asaj i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe tash pritet t’i nënshtrohet intervenimit në sallën operative.
“Pacientja është në gjendje të rëndë, ekzaminimet e nevojshme janë kryer dhe po priten intervenimet në sallën operative nga ekipet kirurgjike dhe të anestezionit”, ka thënë Syla./Arbresh.info/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...