Pesë persona janë arrestuar dje nën dyshimet për përfshirje në një rrahje të ndodhur në Klinë. Gjatë përleshjes është shtënë edhe me armë zjarri me ç’rast janë plagosur dy persona.
Sipas mjekëve të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar; dy pistoleta, 15 fishekë, dy gëzhoja, një sprej dhe një brisk”, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË & PJESËMARRJE NË RRAHJE/ Rr. Abedin Rexha, Klinë 18.05.2022 – 13:39. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë shtënë edhe me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë dy të dyshuar janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në tretman mjekësorë, dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar; dy pistoleta, 15 fishekë, dy gëzhoja, një sprej dhe një brisk. Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ku tre prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të plagosur janë në tretman mjekësor nën mbikëqyrje policisë./arbresh.info/
Trump do të lëshojë në qarkullim një monedhë ari 24 karatësh...
Qeveria e Shqipërisë shpall zonat e reja me përparësi zhvill...
Kosova mposhtet nga Bosnja në hendboll, zbehen gjasat për ku...
Mbi 20 masa ndëshkuese nga inspektimet në dy ditët e fundit
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës