Tetë plumba janë shkrehur në drejtim të Mirosllav Vasiq rreth 32 vjeçar nga Mitrovica, me ç’rast ky i fundit është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Mitrovicës për trajtim.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth mesnate në rrugën ‘Tanasko Rajiq’ në veri të Mitrovicës.
Motivi dhe autori ose autorët e këtij incidenti akoma nuk dihen.
Shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rastit.
Ai nuk ka dhënë detaje shtesë.
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...
Presidentja kujton Enver Malokun: Ishte zëri i urtësisë në k...
Kurti kujton Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën në 42-vjetorin ...
Gjimshiti pëson lëndim të rëndë në fitoren e Atalantës
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim b...