Një person është plagosur si pasojë e gjujatjeve me armë zjarri në lagjen Veternik në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.
“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person.”, ka thënë ajo.
”Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.”, bëri të ditur Ahmeti.
Ahmeti tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Arbresh.info/
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...