Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri, sonte rreth orës 21:00, në rrugën “Abedin Rexha”, në Klinë, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se i plagosuri është Valentin Balaj nga fshati Rixhevë i Klinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për arbresh.info ka thënë se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person të dyshuar për këtë plagosje.
“Sot, rreth orës 21:00, në rrugën ‘Abedin Rexha’, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima e plagosjes është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ndërsa, personi i dyshuar është arrestuar nga njësitë relevante të stacionit policor në Klinë”, tha Rugova.
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...