Një i mitur është plagosur me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij në Vitomiricë të Pejës.
I mituri i plagosur është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, teksa i mituri tjetër është arrestuar nga policia në vendngjarje.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 19:40 në fshatin Vitomiricë është raportuar për plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në vendngjarje është arrestuar i dyshuari dhe i është konfiskuar arma”.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor edhe është jashtë rrezikut për jetë. Të dy personat janë të mitur dhe janë shokë mes vete, teksa plagosja gjatë hetimeve të para besohet të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale”, tha Rugova./Arbresh.info
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...