Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në Komoran. I plagosuri ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.
Lajmi për “Indeksonline” u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Burime e Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Islam Selimin, vëllaun e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.
I dyshuari për plagosje është 47 vjeçari, Xhevat Nuha që është arrestuar nga Policia e Kosovës. Edhe arma që dyshohet të jetë përdorë në rast është konfiskuar nga Policia e vendit.
Kusari-Lila nis procedurat për Projektligjin e çmimeve tavan...
Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe...
Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fus...
AUV asgjëson mbi 7,900 produkte ushqimore për fëmijë nga mar...
LDK thotë se nuk e voton buxhetin nëse nuk përfshihen amenda...
Dy të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë mbrohen në h...