Një person është plagosur me armë zjarri të shtunën në Gojbulë të Vushtrrisë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima ishte duke e ruajtur një pronë private dhe i njëjti është dërguar në QKUK, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Gojbulë, Vushtrri / 12.07.2025 – 20:59. Viktima m/k, nga persona të pa njohur është plagosur me armë zjarri, për deri sa ishte duke e ruajtur një pronë private. Viktima është dërguar në QKUK. Dy gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...
Enzo Fernandez i “mbyll derën” Real Madridit
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të K...
Medon Berisha humb sezonin njofton Lecce
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos so...
S’ndërlidhet me detyrën zyrtare, IPK: Policia në kërkim të t...