Plagosen dy persona në Prizren

12:08 | 29 Janar 2025
A Z

Dy persona janë plagosur në orët e para të së mërkurës në Prizren.

Policia ka njoftuar se ata dhe disa të tjerë janë takuar në parkingun e një pike shitje të derivateve dhe pas takimit kanë filluar të fjalosen.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy nga të dyshuarit janë në trajtim mjekësor, derisa gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit e tjerë janë në kërkim.

“Me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00 në rrugën “Transiti i ri “ në Prizren disa persona të dyshuar janë takuar në parkingun e një pike shitje të derivateve. Të dyshuarit menjëherë pas takimit kanë filluar të fjalosen dhe së paku një person ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të dyshuarve të tjerë. Pas shkrepjes së armës persona të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes e dy nga ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit.”

Policia gjatë natës ka bërë identifikimin e personave të përfshirë në rast, janë kryer kontrolle në disa vende, ku tri armë zjarri dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

“Policia gjatë natës ka bërë identifikimin e personave të përfshirë në rast, janë kryer kontrolle në disa vende, tre armë zjarri- pistoleta dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Sektori Rajonal i Hetimeve I Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke e hetuar rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale