Google ADS

Plagjiaturë në fjalimin që mbajti Kryetari i Malishevës për Epopenë e UÇK-së

15:50 | 8 Mars 2015
Arbresh Info

Kryetari i Malishevës Ragip Begaj duket se nuk lodhet shumë për t’i shkruar fjalimet e tij në rastet kur ka seanca solemne. Ai, apo ata, që ia përgatisin fjalimet këtë e bëjnë duke kopjuar fjalime të ngjashme nga zyrtarë apo figura të tjera apo edhe duke vjedhur pjesë të fjalimit nga webfaqe të ndryshme përfshirë Wikipedian. Një gjë e tillë ka ndodhur hiq më pak se dy herë.
Herën e parë kryetari Begaj kishte kopjuar një pjesë të fjalimit të mbajtur me 7 mars 2014 për nderë të Epopesë së UÇK-së ku kishte marrë një pjesë të konsiderueshme të fjalimit nga Wikipedia.
Derisa herën e dytë ai këtë e ka bërë me 6 mars të këtij vit, pra para dy ditësh gjatë fjalimit solemnë për Epopenë e UÇK-së ku pothuajse tërë fjalimi i tij është i vjedhur apo kopjuar nga fjalimi i tij i vitit të kaluar (i marrë nga wikipedia), nga fjalimi i Agim Çekut mbajtur vitin e 2014 dhe nga ai i Adem Demaçit.
Malishevapress ka siguruar të gjitha dëshmitë në lidhje me këtë veprim të turpshëm të cilat mund ti gjeni më poshtë ku shihen qartë ngjashmëritë 100% të teksteve të kopjuara.
Sjellja e tillë nuk i bën nderë kësaj date të shënuar dhe tregon mungesë të respektit dhe fyerje për qytetarët e Malishevës të cilëve kryetari do duhej tu jepte një shpjegim dhe kërkim falje për një veprim të tillë./malishevapress.com/

Fjalimi në vitin 2014 dhe pjesët e kopjuara
Fjalimi në vitin 2014 dhe pjesët e kopjuara
Fjalimi para dy ditësh për nderë të Epopesë dhe pjesët e kopjuara
Fjalimi para dy ditësh për nderë të Epopesë dhe pjesët e kopjuara

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme