Tre persona kanë plaçkitur një femër nga e cila kanë marrë me forcë çantën e saj në të cilën veç tjerash, gjendeshin edhe 150 euro.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 20:15 në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se sipas përshkrimit të personave nga ana e viktimës, njësitë policore kanë arritur që pas një ore t’i kapin autorët.
“Në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë policia ka arritur të arrestojë tre të dyshuarit, derisa tek njëri prej tyre janë gjetur paratë që dyshohet se ia kishin marrë viktimës”, ka thënë Zahiti.
Sipas tij, rasti është proceduar si vjedhje, kurse ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor.
Osmani dekoron nesër personalitetin e sportit botëror, Hasan...
Trafik i rënduar drejt Prishtinës, kolona të gjata te “...
Presidenti i Iranit thyen heshtjen, fajëson fuqitë e huaja p...
Ndërhyrjet për pastrimin e rrugëve dhe monitorimin e rrëshqi...
O’Showen Williams është goditja e radhës e GO+ Pejës
Rezultati i PDK-së në zgjedhje, Hoxhaj: Duhet të përballemi ...