Pjesëtaret e Njësisë Speciale të Kosovës vazhdojnë të mbesin kategoria më pak e paguar në Kosovë. Edhe pse ata janë më të rrezikuarit në ruajtje të sigurisë dhe në zbatueshmerinë e rendit dhe sigurisë, ata paguhen shumë pak.
Sipas burimeve të portalit arbresh.info brenda Policisë së Kosovës, të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës rrogën bazë e kanë 390 euro pavarësisht punës që e bëjnë. Pastaj, varësisht se cilës kategori i takojnë, marrin paga shtesë për rrezikshmërinë në punë, ku policët e trafikut marrin 140 euro shtesë ndërsa pjesëtarët e njësive speciale 180 euro, pastaj numërohet përvoja e punës dhe ndërrimi i natës. Tek ndërrimi i natës, sipas informatave që posedon portali arbresh.info, pjesëtarëve të Njësive Speciale nuk iu paguhet.
Dukë bërë këto kalkulime të pagës, një pjesëtarë i Njësisë Speciale nuk ka ndonjë dallim në pagë në krahasim me pagesën që shteti i jep një polici të trafikut rrugor, që për nga rrezikshmëria në punë cilësohet shumë më i vogël. Me të gjitha shtesat e rrezikshmërisë, paga e tyre mujore nuk e kalon shumën prej 550 eurosh.
Gjendjen e rëndë në të cilën janë policët e Kosovës e tregon edhe analisti për siguri Avni Islami. Ai thotë se pagat e tyre janë shumë të ulëta krahasuar ato me vendet e rajonit.
“Pagat e policisë së Kosovës duke e ditë rolin dhe punën e tyre në veçanti njësit e specializuara dhe mbrojtjen e afërt mendoj se pagat janë të ulëta pavarësisht nëse i krahasojmë ato me vendet e rajonit sepse shumë benificione iu mungojnë, ato të cilat iu takojnë siç është shërbimet shëndetësore këto nuk i shfrytëzojnë sepse ende janë në pritje për ligjin për policinë e Kosovës”, shprehet ai.
Dinjiteti i policëve po nëpërkëmbet nga institucionet thotë Islami, dukë përmendur rrezikshmërinë që përballen çdo ditë në punë.
“Jo vetëm njësia speciale por edhe ata të trafikut rrugor të gjithë në rastet e caktuara mund të përballen me rrezikshmërinë e lart siç kemi rastin e fundit në Istog. Dinjiteti i tyre po na përkëmbet nga institucionet dhe mendoj qe e gjithë Policia e Kosovës duhet të trajtohet në mënyrë më të dinjitetshme dhe të ketë paga më të larta” ka thënë Islami.
Madje, sipas Avni Islamit shumë policë nuk kanë mundësi as t’i mbulojnë shpenzimet e familjes së tyre. Pagat e ulëta dhe kushtet e vështira ekonomike ndikojnë negativisht tek performanca e policëve në punën e tyre për të ofruar siguri dhe rend.
“Gjatë bisedave më policët e Kosovës shumica e tyre janë në gjendje të rëndë sepse nuk i mbulojnë shpenzimet familjare që kanë obligim t’i kryejnë. Duke pas para sysh këtë, mendoj që duhet të kenë pagë e cila nuk do të duhet të mendonte ka apo nuk ka për familjen e vet gjërat elementare. Kjo do të duhet sa më parë të rregullohet me lig, kur një polic e ka pagën që i përgjigjet nevojat e tij atëherë ajo polici do i kryej detyra me nderë dhe do të jetë në vijën e parë”, deklaroi Islami.
Portali Arbresh.info i ka dërguar pyetje edhe Zyrës së Informimit në Policinë e Kosovës për këto informata, por këta të fundit nuk kanë bashkëpunuar rreth kësaj çështje.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, vazhdimisht ka premtuar kohëve të fundit se në javët e para të janarit do të merren më seriozisht me kushtet në të cilat punojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Përndryshe, Policia e Kosovës në buxhetin e këtij viti do të marrë 87 milionë e 7 mijë euro./arbresh.info/
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e bronztë në Europian Open 2...