Në kuadër të planit vjetor të stërvitjes për vitin 2022, në Kazermën “Minatori” në Mitrovicë, ekipet trajnuese të ushtrisë Turke realizuan trajnimin “Operacionet e Sulmit, Mbrojtjes dhe Urbane”, me pjesëmarrës të Regjimentit të tretë Forcave Tokësore.
Gjatë realizimit të trajnimit u trajtuan temat: Kamuflimi, Operacionet Ofanzive, Operacionet Defanzive, Lufta urbane, Prita, Marshim ditën dhe natën, Navigim tokësor, Lëvizje taktike me mjete të blinduara, Qitje, Qarje të pengesave, Hapje të pozicioneve, EOD dhe Test fizik të Ushtrisë Turke, thuhet në njoftim.
Trajnimi ka përfunduar me demonstrimin e Operacioneve Ofanzive, Defanzive dhe Lufta Urbane, me ç‘rast pjesëmarrësit testuan në praktikë nivelin e njohurive të përfituara gjatë trajnimit.
Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin Shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, Komandanti i Regjimentit të tretë të Këmbësorisë si dhe përfaqësues nga Ushtria Turke./arbresh.info/
Murati: Të hënën miratohet shpërblimi prej 500 mijë eurosh p...
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...