Google ADS

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen në Maqedoni

18:22 | 9 Shkurt 2015
Arbresh Info

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zoti Haki Demolli priti sot, në takim ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, z. Ilija Strasevki.

Zoti Demolli, me këtë rast, e ka falënderuar ambasadorin Strasevski dhe përmes tij Republikën e Maqedoninë duke falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë me  Ministrinë e Mbrojtjes e cila po e ndihmon FSK-në posaçërisht  në trajnimin dhe shkollimin e kadetëve të FSK-së që janë pjesëtarë  të komuniteteve.

Ministri Haki Demolli, gjithashtu e njoftoi ambasadoren Strasevski me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe me aktivitet që po zhvillohen për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armartosura të Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori Strasevski e ka uruar ministrin Demolli, për emërimin e tij në postin e ministrit të MFSK-së, dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij, për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin e mirë me Kosovën, veçanërisht në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë dhe MFSK-së në të gjitha ato fusha që janë me interes të përbashkët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme